Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka shënuar nga pika e bardhë e 11 metërshit në miqësoren që Sturm Graz po zhvillon në këto momente ndaj Domzale.
Janë dashur vetëm dy minuta nga nisja e ndeshjes, që ekipi i shkodranit të fiotojë këtë 11 metërsh që me gjakftohtësi është kthyer në gol nga Balaj.
Në zhvillimet e një aksioni nga krahu i djathtë, mbrojtësi i Domzale ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesit të Sturm Graz, me penalltinë që merret përsipër nga Balaj.
Shkodrani shënon që në start, duke e bërë më të lehtë rrugën e suksesit për të tijtë./newsport/