Pas asaj me Tiranen javen e kaluar, Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur edhe sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Skuadra shkodrane eshte mundur nga Teuta me rezultatin 71-73 ne sfiden e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Duhet thene se ka qene nje ndeshje e cila nuk ka treguar fytyren e vertete te vajzave kuqeblu te cilat vetem ne 10 minutat e para te saj luajten me mire dhe si rrjedhoje e mbyllen kete periode me rezultatin 24-23. Por me pas eshte Teuta qe “zgjodhet” e udhehequr natyrisht edhe nga 4 lojtaret amerikane qe kishte ne rradhet e saj.
Durrsaket si rrjedhoje e fitojne perioden e dyte me shifrat 18-15 dhe ne kete menyre do te shkonin ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 2 pikesh ne favorin e tyre. Ne perioden e trete, ata kane ardhur duke e rritur lojen e tyre dhe e kane thelluar diferencen deri ne 9 pike megjithate ajo eshte mbyllur me nje diference prej 4 pikesh ne favor te mikeve.
Ne te katerten do te kete shume rivalitet deri ne sekonden e fundit, me Teuten qe mundohej ta administronte avantazhin dhe ndonese Vllaznie e udhehequr nga Bernada Rreshpja beri me te miren, nuk ia doli ta fitonte ndeshjen e cila sigloi rezultatin perfundimtar 73-71 ne favor te Teutes qe merr nje fitore me mjaft vlere ne Shkoder.
Per skuadren e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa, Rreshpja ka qene serish pikeshenuesja me e mire e ekipit por edhe e ndeshjes me plot 34 pike te shenuara, ndersa te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (16), Ingrid Dashja (9), Melida Hykaj (5), Sindi Kryeziu (5) dhe Anisa Musaja (2). Pavaresisht humbjes se sotme, Vllaznia vijon te mbaje vendin e katert ne renditje./www.shkodrasport.com/