Vllaznia U19 e mbylli kampionatin ne vendin e katert, por per trajnerin e saj Vioresin Sinani sezoni qe sapo u mbyll mund te konsiderohet poziv. Mbi te gjitha per faktin se deri me sot, plot 4 lojtare te ketij ekipi kane firmosur kontrata profesioniste me ekipin e pare. Behet fjale per Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj, Klajti Halili dhe Aron Jukaj.
Duke folur per gazeten “Shkodra Sport”, ish- sulmuesi i njohur tashme ne rolin e trajnerit do te shprehej: “Jam shume i kenaqur qe kater futbolliste te ekipit U19 kane firmosur kontrate me ekipin e pare te Vllaznise dhe ndoshta edhe ndonje tjeter ne ditet ne vazhdim. Une mendoj se eshte privilegj per te gjithe ne qe punojme tek ekipi U19 dhe jam i bindur qe çdo gje matet me kalimin e lojtareve tek ekipi i pare.
Jam i bindur qe ndoshta qysh kete vit, 2-3 prej tyre mund te jene edhe lojtare te formacionit baze pasi kane vlera dhe punojne mjaft mire. Eshte nje fat i madh per keto djem qe drejtori sportiv Tefik Osmani ka qene shume prane ekipit U19 dhe i ka pare ne shume prej ndeshjeve, e po ashtu edhe presidenti. Por edhe ne si trajnere kemi lobuar shume per keto djem sepse eshte gjynah qe te mos e bejme kete per lojtare qe mund t’i vlejne shume Vllaznise”.
Nderkohe i pyetur per ate se si e sheh Vllaznine e sezonit te ri, goleadori me i miri i historise se saj eshte shprehur: “Duke pare edhe levizjet e diteve te fundit uroj dhe besoj shume se per momentin shoh qe po vijne lojtare te rendesishem dhe duke vijuar ne kete rruge mendoj se Vllaznia do te jete ekip pretendent edhe per sezonin e ri. Nje skuader e mire nderohet heret dhe Vllaznia e ka nisur shpejt punen sepse kjo gje eshte esenciale dhe shpresoj qe te vazhdoje keshtu per te ndertuar nje ekip pretendent per trofe”./www.shkodrasport.com/