Gola, kartonë të kuq, përmbysje e çmendur. Asgjë nuk ka munguar në Cagliari-Roma. Takimi i luajtur në “Sardegna Arena” është mbyllur në barazim 2-2, me verdhekuqtë që kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash të arritur në pjesën e parë.

https://youtu.be/qKzSxF2nSXg

Cristante (14′) dhe Kolarov 941′) kanë shënuar për Roma-n në 45 minutat e para. Një avantazh që miqtë e kanë ruajtur deri gjashtë minuta para fundit.

Ionita ka ngushtuar diferencat në të 84-ën për vendasit dhe ajo që ka ndodhur më pas ka qenë e pabesueshme. Ceppitelli dhe Sma janë ndëshkuar me kartonë të kuq në të 94-n, por në minutën e 95-të Cagliari ka arritur të barazojë dhe të marrë një pikë të pabesueshme me Sau.