Vetëm 5 metër larg portës së boshatisur, futbollisti i Mançester Junajtid, Tahith Çong është bërë gazi i botës me rastin e shpërdoruar në sfidën e sotme ndaj Astanës, të fituar nga kazakët me rezultatin 2-1.

Në startin e pjesës së dytë, 19-vjeçari pati shansin e artë, për të dyfishuar rezultatin, teksa bëri më të vështirën e mundshme pas asistit fantastik të Shau, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit. Ky moment është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale. Për me tepër ndiqni pamjet e mëposhtme: