Notaret shkodrane qe perfaqesojne ekipin e Vllaznise ne garat kombetare dhe nderkombetare, kane bere nje paraqitje shume te mire ne aktivitetin e Kupes se Shqiperise, i cili u zhvillua ne datat 15-16 korrik ne Tirane.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka u perfaqesua ne keto gara me 10 sportiste e konkretisht Viki Tafrruku, Elia Lika, Andia Pemaj, Melodi Mimaj, Alkeo Isufi, Matia Jubani, Joel Golemi, Dean Vajushi, Kol Rupa dhe Alessandro Hyso. Ky i fundit eshte një sportist shqiptaro- italian i cili me kërkesën e familjes drejtuar kësaj shoqate në përputhje me rregullat e federatës së notit, iu mundësua aktivizimi dhe perfaqësimi i këtij notari cilësor me ngjyrat e Vllaznisë.

Sportistët garuan gjithsej në 19 disiplina duke arritur këto rezultate në kategorinë OPEN (Kategoria OPEN përfshin 3 rezultatet më të mira të garës):


Alessandro Hyso

100 m delfi – vendi i dytë

50 m shpinë – vend i parë

50 m stil i lire – vend i parë

100 m shpinë – vend i parë

50 m delfi – vend i dytë

Viki Tafrruku

50 m shpinë – vend i parë

100 m shpinë – vend i dytë

200 m katërnotim – vend i parë

200 m shpinë – vend i dytë

Në garat e stafetës vajzat zunë vend te dytë në disiplinën 4 x 100 m katërnotim. Në renditjen e përgjithshme ekipi i Vllaznisë u klasifikua në vendin e tretë si ekipi më i mirë i kampionatit si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Viki Tafrruku gjithashtu përfaqësoi ngjyrat e Vllaznisë në aktivitetin ndërkombëtar në Mal të Zi, ‘Montenegro Open’ me date 13 korrik. Viki mori pjesë në disiplinën e 50 metër shpinë dhe arriti të fitojë medaljen e vendit të tretë./www.shkodrasport.com/