Bashke me 7 lojtare shkodrane, edhe trajneri Arber Shytani eshte bere qe nga fillimi i ketij sezoni pjese e Laçi U19, sipas nje marreveshje ne mes drejtuesve te ketij klubi dhe atij te “Djelmnia shkodrane”. Dhe ne fakt, shkodranet po bejne mire ne Laç ku kane krijuar profilin e tyre tashme.
Mjafton te tregojme faktin se ky ekip eshte nder me te miret e kampionatit dhe ka nje bilanc pozitiv edhe ndaj Vllaznia U19 qe konsiderohet nder ekipet pretendente. Laçi e ka mundur 2 here, ndersa Vllaznia e ka mundur dje ne ndeshjen e kampionatit me shifrat 2-1.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri Arber Shytani i pyetur nese jane te kenaqur me futbollistet shkodrane ne Laç, ai eshte pergjigjur ne kete menyre per gazeten “Shkodra Sport” kur ka deklaruar:
“Nese po bejme mire apo jo, kete gje ndoshta duhet ta thone drejtuesit e Laçit, por ambjenti ku ne punojme eshte i pershtatshem dhe ne kemi mbeshtetjen e atij qyteti, e po ashtu edhe te drejtuesave.
Mendoj se po punojme mire, por gjerat nuk mund te rregullohen te gjitha per nje dite. Por e rendesishme eshte qe edhe ne po i sherbejme Laçit, por edhe Laçi po na sherben neve”. Te plote prononcimin e trajnerit Arber Shytani mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: