Sulmuesi malazez Danin Taloviç siç kemi bere te ditur, prej pak ditesh eshte duke u stervitur me ekipin e Vllaznise dhe madje ne miqesoren e djeshme te ekipit te dyte kuqeblu ndaj seleksionit te lojtareve te ekipeve U19 dhe U21 ka qene ne fushe dhe eshte munduar te tregoje vlerat e tij me te mira.
Por çfare do te ndodhe me kete lojtar, do te qendroje apo do te largohet nga Vllaznia? I pyetur ne lidhje me te, trajneri Thomas Brdariç per mediat eshte shprehur se Taloviç ka disa cilesi te mira, por ndoshta nuk eshte i gatshem plotesisht per skuadren e tij, megjithate do te provohet edhe ne miqesoren e se shtunes.
“Taloviç? Ai ka disa cilësi të mira të cilat i tregoi në pjesën e parë. Problemi i tij është se nuk ka bërë shumë stërvitje me ne. Ka disa aspekte positive, bën disa aksione të mira.
Ne duhet të flasim për të ardhmen e tij dhe duhet të vendosim. Për momentin është një periudhë shumë e shkurtër dhe prandaj të shohim. Do të punojmë për ta mbajtur këtu deri në fund të javës dhe për ta parë edhe në miqësoren ndaj Laçit”- eshte shprehur Brdariç ne lidhje me kete sulmues./www.shkodrasport.com/