Boksi shqiptar ka siguruar sot nje tjeter medalje te rendesishme europiane. Ate e ka siguruar boksieri me origjine nga Mirdita, Adam Maca i cili ne Kampionatin Europian U18 qe po zhvillohet ne Potec te Kroacise, ka arritur te siguroje deri tani medaljen e bronzte, megjithate ai vazhdon garen per te siguruar edhe te arten apo te argjendten e ketij evenimenti shume te rendesishem.
Sportisti 16 vjeçar qe eshte lindur dhe rritur ne Angli, prej dy vitesh i eshte bashkuar kombetares shqiptare dhe nen drejtimin e trajnerit shkodran Klaudio Çekini po rregjistron rezultate shume te larta ne arenen nderkombetare. E nisi dhjetorin e vitit te kaluar kur u shpall nenkampion Bote per 16 vjeçaret dhe tashme siguron edhe medaljen e dyte.
Gjithçka eshte vulosur ne ndeshjen e pasdites se sotme kur ai ka patur perballe bullgarin Kostantin Yordanov Kostov i cili ishte kampion Europe ne fuqi per kete peshe, por Maca ia ka dale te triumfoje ndaj tij fale nje boksimi te shkelqyer qe ka zhvilluar.
Gjyqtaria ne fund nuk ka patur dyshime dhe si rrjedhoje e ka shpallur Adam Macen fitues. Kjo ishte e dyta rradhazi per te sepse ne turin e dyte kishte triumfuar ndaj kroatit Bruno Bobac, nderkohe qe turin e pare e kishte kaluar me short.
Ne kete menyre 16 vjeçari ka shkuar ne gjysmefinalen e peshes 57 kg te ketij Europiani duke siguruar keshtu medaljen e bronzte, por me siguri qe ai do te synoje shume me lart, pikerisht te arten./www.shkodrasport.com/