Po luan sezonin e saj te dyte larg Shkodres, por nese ne te parin ka luajtur shume pak, kete here ka bere nje zgjedhje tjeter. Bashke me drejtuesit e Skenderbeut ka rene dakord te luaje me Pogradecin dhe aty po shkelqen. E kemi fjalen per volejbollisten shkodrane Adma Mikopula, te bijen e ish- volejbollistit te Vllaznise Adrian Mikopula te ndare nga jeta pak dite me pare.
Sot ne ndeshjen ndaj Vllaznise, volejbollistja qe mbush 17 vjeç ne dhjetor, ka shkelqyer duke kontribuar shume ne fitoren 3-1 te Pogradecit, ne nje sfide me shume emocione. Pas ndeshjes Adma ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku eshte shprehur:
“Sigurisht qe kisha emocione duke luajtur perballe Vllaznise, skuadres me te cilen kam luajtur per 5 vjet me rradhe, por tashme jam pjese e Pogradecit dhe u mundova te bej me te miren per te. Jam e kenaqur qe ia dolem, patem disa veshtiresi, por gjithsesi ia dolem.
Sa i takon Vllaznise, ajo ka ne perberje vetem lojtareve vendase dhe me perberjen qe ka mendoj se eshte mire. Ajo te krijon rivalitet ne fushe, por ne reaguam pas setit te pare dhe ne fund fituam.
Une te Vllaznia? Me vjen keq qe nuk jam tek kjo skuader, por jam tek Pogradeci ku me kane pritur shume mire, vajzat jane shume te mira dhe do vazhdojme ketu”./SHKODRA-SPORT.COM/