Beselidhja e Lezhes eshte kualifikuar mbremjen e djeshme ne finale te kampionatit. Ajo ka arritur ta munde Tiranen edhe ne gjysmefinalen e trete dhe e veçante e ketij suksesi eshte se ai eshte arritur ne Shkoder. Ne qytetin e basketbollistit te kesaj skuadre- Robert Shestani, por edhe te trajnerit Afrim Bilali.

Si rrjedhoje ky i fundit eshte pare i emocionuar ne fund te ndeshjes, kur perpos perqafimit me basketbollistet dhe pjestaret e stafit te tij, nuk kane munguar edhe ato me familjaret dhe miqte e tij shkodrane. Si rrjedhoje vete Bilali ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, nuk e fsheh deshiren qe ne finale te ndeshet me Vllaznine.

“Tirana na ka lene me traume nga sezoni i kaluar, por kete vit kemi punuar shume dhe jemi munduar ta leme pas ate traume dhe ia dolem sot ta mundim dhe te jemi tashme ne finale. E mundem bindshem me rezultatin 3-0 te ndeshjeve dhe treguam edhe njehere tjeter se ky ekip eshte me i miri ne Shqiperi dhe eshte i dizenjuar per te dale kampion.

Ne pamje te pare nuk kam ndonje preference per kundershtarin ne finale, por si shkodran qe jam uroj qe te dale Vllaznia sepse me te vertete ka bere nje pune te mire. Sigurisht qe Vllaznia e ka te veshtire, ashtu siç e ka edhe Teuta ndaj saj. Per mua si Afrim, ne finale do te futemi ne fushe me qellimin e vetem per te fituar dhe per t’u shpallur kampion sepse e meritojme kete gje.

Per ndeshjen e sotme dua te falenderoj drejtuesit e klubit Vllaznia per te gjithe komoditetin qe na krijuan per ta luajtur ndeshjen ketu. Dua te falenderoj tifozet lezhjane qe ishin te shumte ne mbeshtetje tone kete ndeshje, ashtu siç ishin edhe tifoze shkodrane te cilet na mbeshteten edhe ne dy shkodrane, mua dhe Robert Shestanit dhe realisht u ndjeva si ne shtepi”- eshte shprehur Bilali.

Te plote prononcimin e trajnerit te Beselidhjes, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: