Ne ndeshjen e sotme ndaj Kinostudios (te fituar 7-3 nga Basania), ai ka shenuar njerin prej golave te skuadres se tij, ka humbur nje 11-metersh, por edhe disa raste te tjera me te cilet nese do te konkretizoheshin rezultati do te kishte qene edhe me i thelle.

Megjithate per Albert Milen e rendesishme eshte qe Basania po vazhdon te fitoje dhe po ecen e sigurte drejt arritjes se objektivit te tij. Nderkohe duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes se sotme, futbollisti qe ka qene edhe pjese e Vllaznia U21 ka folur edhe per synimet e tij dhe te ekipit ne te ardhmen.

“Goli i sotem eshte i 6-ti per mua ne kete kampionat, por per mua me shume rendesi kane rezultatet e ekipit. Ne pamje te pare ishte nje ndeshje e lehte per ne, por i kushtuam rendesine e duhur sepse kemi nevoje per pike ngaqe jemi ne gare per arritjen e objektivit.

Ne synojme vendin e pare dhe do te luftojme fort per ta arritur ate. Nje nga arsyet pse une i jam bashkuar Basanias jane shoket e ekipit, profesori dhe ambjenti qe kemi krijuar. Te gjithe jemi per te njejtin qellim, jemi te gjithe shoke dhe ne skuader ka nje klime shume te mire e cila po na ndihmon te ecim perpara”- eshte shprehur Mila.

Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: