Ne fazen e pare luajti me Partizani U21 por ne te dyten vendosi te kthehet te Vllaznia dhe kjo ka rezultuar zgjedhja e duhur per sulmuesin shkodran Albi Shpuza. Ai si gjithe shoket e tjere te ekipit te 21 vjeçareve kuqeblu jane shpallur kampione te Shqiperise.
Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas suksesit te djeshem, sulmuesi shtatelarte eshte shprehur se vendimi per t’u rikthyer te Vllaznia ka qene zgjedhja e duhur per te.
“Një privilegj i madh për mua ta vesh këtë fanellë, duke e ditur kush e ka veshur më përpara. Transferimi nga Partizani te ky ekip ishte gjëja më e mirë që kam bërë.
Kam mjaft oferta, por normalisht qëllimi im është të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë. Besoj se çdo futbollist shkodran e ka ëndërr këtë gjë”- eshte shprehur fillimisht Shpuza.
I pyetur nderkohe nese kishte ndonje dedikim per kete sukses qe arriti me Vllaznia U21, sulmuesi shkodran shprehet: “Çdo gje qe kam arritur ia dedikoj familjes time, por kete titull me ekipin U21 do kisha deshire t’ia dedikoja xhaxhait tim te ndjere, Zamir Shpuza”./SHKODRA-SPORT.COM/