Gjate gjithe veres eshte folur shume per mundesine e shitjes se tij ne skuadra te ndryshme europiane, por Rejan Alivoda ndodhet aktualisht te Vllaznia ku po mundohet te beje me te miren. Dhe ne fakt sezonin e ri e ka nisur “flake”, duke shenuar qe ne ndeshjen e pare, ate ndaj Partizanit dhe duke i dhene nje fitore me shume vlere skuadres shkodrane.

Vete Alivoda shprehet i lumtur ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete start te tij personal, por edhe te skuadres dhe nga ana tjeter deklaron se tashme i gjithe fokusin do te jete i perqendruar tek ndeshja e rradhes, ajo e se dieles ndaj Tiranes ne stadiumin “Loro Boriçi”.

“Jam i lumtur për golin e shënuar, shpresoj që të ndihmoj edhe herë të tjera ekipin me golat e mi. Partizani ka një ekip të mirë, lojtarë me cilësi, gjë që e bëri ndeshjen shumë të vështirë. Është një rival direkt i joni, por fati ishte me ne dhe fituam. Jemi të lumtur që e nisëm me fitore dhe shpresoj që të na ndihmojë në vazhdim.

Për momentin jam pjesë e Vllaznisë, ndihem shumë mirë këtu. Shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin. Shpresoj që me këtë fitore të futemi në rrugën e duhur, është ende heret të flasim për objektivat, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Tirana është një ekip i mirë. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë të fitojmë”- eshte shprehur Alivoda./www.shkodrasport.com/