Klubi i Futbollit Bashkimi ka festuar diten e sotme 5 vjetorin e krijimit te tij dhe padyshim qe kjo ngjarje e shenuar nuk mund te kalonte pa u festuar. Por nderkohe themeluesi dhe drejtuesi i ketij klubi Ervin Alushi, ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ka folur edhe per objektivat dhe synimet e se ardhmes.
Nder te tjera sipas tij, synimi eshte krijimi edhe nje ekipi te rriturish ne nje te ardhme te afert dhe rregjistrimi i tij ne kategorine e trete te futbollit shqiptar.
“Planet per te ardhmen jane krijimi i ekipeve te tjera zinxhir, ne menyre me te organizuar dhe te strukturuar ne krye te te cileve te jene edhe trajnere te tjere. Por perpos kesaj, pse jo te krijojme edhe nje ekip te rriturish i cili te perfaqesoje ekipin tone”- eshte shprehur ai.
Ne kete menyre per futbollin shkodran keto jane lajme te mira sepse numri i ekipeve rritet çdo vit e me shume dhe jo vetem me ekipet e moshave, por edhe me te rriturit dhe ai i Bashkimit mund te jete i rradhes qe do te krijohet./www.shkodrasport.com/