Deri sot thjesht ka qenë një pasionant i boksit, për më tepër që në rininë e tij është marrë pak me këtë sport, por nga sot ai edhe zyrtarisht është pjesë e presidencës së Vllaznisë bashkë me vëllezërit Ndou, Mondin dhe Gjovalinin. E kemi fjalën për Melser Abdylin.

Ai është një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, por lidhjet me Shkodrën e tij i ka të forta dhe prandaj ka vendosur që edhe të financojë për sportin e këtij qyteti. Gjatë prezantimit të sotëm para mediave, ai është shprehur:

“Kuptohet që me funksionin e ri tashmë kemi një përgjegjësi më të madhe, njëkohësisht edhe një angazhim më të madh. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme bashkë me Mondin, Gjovalin, Zefin, gjithë stafin e trajnerëve dhe sportistët, për ta çuar emrin e Vllaznisë edhe më përpara. Por besoj se jo vetëm boksin Shkodran, sepse boksierë nga Tirana, Vlora e qytete të tjera të Shqipërisë e kanë mirëpritur projektin tonë dhe janë të gatshëm të na ndjekin pas.

Qëllimi jonë është të organizojmë aktivitete edhe më të bukura se ato që kemi bërë deri tani, por njëkohësisht të rrisim dhe më shumë cilësinë. Kuptohet që synimi është të vazhdojmë me sukseset e ekipit të Vllaznisë, por njëkohësisht të tentojmë të bëjmë gjëra të mira edhe në aktivitet europiane e botërore”.

Të plotë prononcimin e pjestarit të presidencës kuqeblu të boksit Shkodran Melser Abdyli keni mundësinë ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: