Në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar këtë fundjavë kampionatet kombëtare të boksit për moshat U-16 dhe U-18, por edhe Kupa e Shqipërisë për të rritur. Ndërkohë, pjesë e këtyre aktiviteteve për herë të parë ka qenë edhe kampionati kombëtar i boksit për femra.

Në ndeshjen e parë historike të boksit të femrave, në ring janë ngjitur dy boksieret, pikërisht Arba Kuçi e Vllaznisë dhe Marsela Shimaj e Flamurtarit të Vlorës.

Dy boksieret në fjalë kishin si trajnerë dy emra të njohur të boksit shqiptar, pikërisht Jetmir Kuçi si trajner i ekipit shkodran, që është edhe babai i vetë boksieres së Vllaznisë dhe nga ana tjetër, Elsidita Selaj si trajnere e boksieres shkodrane që përfaqësoi Flamurtarin, Marsela Shimaj.

Në fund të kësaj ndeshjeje emocionuese, u shpall fituese boksierja e Vllaznisë, Arba Kuçi, e cila në këtë mënyrë është edhe kampionja e parë e boksit të femrave në Shqipëri.

Kështu në këtë mënyrë, përveç futbollit të meshkujve si edhe atij të femrave, qyteti i Shkodrës tashmë do të njihet edhe për ndeshjen e parë të kampionatit kombëtar të boksit për femra, duke hyrë në histori edhe për këtë lloj sporti.
Maringlen ZHIVANI