Ne sezonin aktual ka shenuar 5 gola dhe padyshim qe objektivi i tij eshte per te shenuar serish dhe per ta ndihmuar skuadren e Vllaznise ne arritjen e objektivave te saj. E kemi sulmuesin vlonjat Ardit Hoxhaj.
Ai po luan sezonin e trete me kuqeblute dhe pas dy Kupave te Shqiperise te fituara me te, do te deshironte shume qe ne kete vit te fundit te kontrates, te fitonte edhe titullin kampion ne Shkoder, qytet per te cilin ai thote se nuk e di si do te festonte ne rast arritje te ketij suksesi sepse njerezit e saj jane “te çmendur” pas Vllaznise.
Megjithate çeshtja e titullit eshte shume larg dhe per Hoxhajn fokusi duhet perqendruar i gjithi tek ndeshja e neserme ndaj Egnatias ne tranferte, ndaj nje skuader qe eshte kthyer ne nje “mace te zeze per shkodranet”.
“Nuk di te them nese do ta fitojme me patjeter kete ndeshje apo jo, por di te them se do te futemi ne fushe per te bere me te miren dhe per te tentuar te ruajme serine e rezultateve pozitive.
Eshte e vertete qe ndaj kesaj skuadre nuk na ka ecur ashtu si duhet dhe prandaj duhet ta vleresojme ne maksimum. Kuptohet qe per ne jane disa probleme mungesash, por besoj se stafi do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ato nuk do te ndikojne ne lojen e skuadres”- eshte shprehur Hoxhaj.
Te plote prononcimin e sulmuesit te Vllaznise mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: