Vllaznia U19 ka marre nje fitore me vlera diten e sotme ndaj Teutes me rezultatin 3-0 dhe vazhdon te kryesoje renditjen e kampionatit duke qene pretendente kryesore per fitimin e titullit kampion. Nje nga lojtaret e spikatur te kesaj ndeshje ishte sulmuesi anesor Aris Ara.

Sulmuesi anesor qe eshte edhe ne vemendjen e stafit te ekipit te pare, ka qene autor i golit te pare te kesaj ndeshje dhe ka dhene asistin e golit te dyte per Dodajn. Ai natyrisht qe eshte i lumtur per kontributin e dhene ne kete sukses.

“Jam shume i kenaqur per fitoren e sotme, e cila erdhi fale punes dhe perkushtimit qe kemi bere gjate gjithe javes ne stervitje. Natyrisht qe jam edhe me shume i gezuar sepse kontribuova ne kete fitore edhe une me nje gol dhe nje asist te dhene.

Te gjitha ndeshjet jane te veshtira, perfshi ketu edhe te sotme ndaj Teutes, megjithate treguam se kemi vlera dhe ia dolem. Ne aspektin personal une pres me shume nga vetja sepse vij pas nje demtimi qe me la 3 muaj e gjysem larg skuadres dhe tani po e marr formen çdo dite e me shume”- eshte shprehur Ara.

I pyetur nderkohe nese kishte nje dedikim per golin e sotem, futbollisti qe ende nuk i ka mbushur 18 vjeç pergjigjet: “Kete gol ia dedikoj nje njeriu te veçante qe nuk mund t’ia them emrin per momentin”./www.shkodrasport.com/