Terbuni eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Dy dite me pare ai ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Naftetarit dhe ne perfundim te javes se 6-te ka arritur te grumbulloje 11 pike, po aq sa edhe Iliria duke ndare me te vendet 4 dhe 5 ne renditje.

Njeri nga protagonistet kryesore ne suksesin e rradhes te skuadres pukjane eshte mesfushori 22 vjeçar Arjet Bizi i cili shenoi dhe golin e pare ne kete ndeshje duke i hapur rrugen suksesit te skuadres se tij.

Vete Bizi duke folur per mediat ne perfundim te kesaj ndeshje eshte shprehur i kenaqur me golin por mbi te gjitha me fitoren dhe ecurine e skuadres qe ai perfaqeson e cila vijon te jete ne gare per kreun e renditjes.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për mua përsonalisht por edhe për ekipin i cili mori një fitore te rendesishme e cila do te na ndihmoje per vazhdimesine. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, pasi kemi një ndeshje të fortë me Sopotin.

Një transfertë e vështirë, por do të mundohemi të japim maksimumin. Jemi 3 pikë larg kreut dhe secila ndeshje për ne është si finale. Të vazhdojmë përpara dhe të synojmë titullin kampion”- eshte shprehur futbollisti i Terbunit Arjet Bizi./www.shkodrasport.com/