Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza ka nisur grumbullimin në kuadër të ndeshjeve kualifikues të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Njëra prej lojtareve më të rëndësishme të këtij ekipi është padyshim futbollistja shkodrane që luan për Vllazninë Arlind Kodra.
Ajo tregon se përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Përsa i përket objektivave, ajo shprehet se synimi kryesor është arritja e tre fitoreve, për të siguruar ngjitjen në Ligën A.
“Atmosfera është shumë e mirë, jemi duke u përgatitur për tre ndeshjet që na presin. Duhet të japim më të mirën dhe të marrim 3 fitore. Ka cilësi brenda grupit, por duhet të punojmë sa më shumë për të arritur sukses dhe për të kaluar te Kombëtarja e madhe.
Objektivi është që të marrim fitoret dhe të ngjitemi në Ligën A. Të paraqitemi sa më mirë dhe të përballemi denjësisht” shprehet Kodra, e cila më tej tregon edhe objektivat në aspektin personal.
“Objektivi në aspektin personal është që të paraqitem sa më mirë dhe të japë maksimumin në këto tre ndeshje, të cilat do të na shërbejnë edhe për vazhdimësinë. Dua të arrij sa më lart dhe të bëjë paraqitje sa më të mira si në ekipin ku luaj, Vllazninë po ashtu edhe me ekipin Kombëtar, më pas të shohim se çfarë do të na rezervojë e ardhmja”- tregon ajo për fshf.org.