Ne ndeshjen e sotme te veteraneve te Vllaznise dhe Ferizajt ka luajtur pergjate gjithe saj, duke treguar nje forme shume te mire sportive, ndonese sivjet mbush plot 50 vjeç dhe madje ka shenuar edhe nje supergol nga goditja e denimit.

E kemi fjalen per ish- futbollistin dhe ish- trajnerin e Vllaznise Armando Cungu, i cili per mediat u shpreh i lumtur per organizimin e ndeshjeve te tilla qe vlejne jo vetem per rritjen e miqesise sportive por edhe ne aspekte te tjera.

Por meqenese miqesorja e sotme ka qene ne kuadrin e festimeve te 104 vjetorit te Vllaznise, Cungu eshte pyetur nese ishte i lumtur qe ne periudha te ndryshme ka qene pjese e kesaj skuadre dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Jam shume i lumtur qe kam qene pjese e Vllaznise. Kam qene ne periudha te mira, por edhe te veshtira atehere kur duhet te jene shkodranet e vertete. Keshtu qe jam shume i gezuar qe kam qene pjese e Vllaznise si trajner ne momente shume kritike te saj.

Kur familja ka nevoje, patjeter qe duhet te jemi prane familjes. Une i bej thirrje te gjithe ish- sportisteve, trajnereve, dashamiresve te kesaj skuadre qe te jene prane saj dhe ta mbeshtesim ne çdo aspekt dhe meqenese nuk na ka mbetur gje tjeter tani por vetem si tifoze, te jemi nje suport te forte per arritjen e objektivit te saj madhor kete vit e qe do te ishte “qershia mbi torte”, fitimi i titullit kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/