Drejton ekipin e Laçit edhe ne sezonin e ri megjithate kur behet fjale per Vllaznine, gjithmone ka nostalgji dhe flet me shume respekt. E kemi fjalen per Armando Cungun, njeriu qe eshte rritur me kete skuader ku ka kulmin e tij si futbollist dhe po ashtu ka edhe jo pak vite si drejtues i Akademise dhe trajner i ekipit te pare.

Pas miqesores se pak diteve me pare ndaj kuqebluve, trajneri i njohur eshte pyetur nga gazetaret se si e sheh Vllaznine e ketij sezoni qe pritet te nise kete fundjave dhe Cungu flet me shume respekt per kete skuader.

“Vllaznia eshte Vllazni, boll te shohesh fanellen e saj dhe kjo do te thote shume ç’eshte e verteta. Megjithate nuk mund te jap nje gjykim te sakte per skuadren aktuale sepse te jem i sinqerte nuk kam pase mundesine ta shoh as ne Kupat e Europes per shkak te impenjimeve te mia stervitore me ekipin e Laçit.

Por e perseris, Vllaznia mbetet Vllazni, sado dhe në çfaredo situate te pakendshme qe mund te jete. Emri dhe fanella e saj te imponon respekt maksimal, sikurse edhe vemendje maksimale”- eshte shprehur Armando Cungu./www.shkodrasport.com/