Vllaznia luan nesër me Apoloninë në orën 14:00. Dueli i “Loro Boriçit” vjen në kuadër të javës së 19 të Superligës shqiptare, me vendasit që kërkojnë suksesin pas humbjes me Laçin.

Për situatën e skuadrës ka folur edhe Arsid Kruja. Në konferencën për shtyp, mesfushori ka treguar se ka lënë pas gjendjen gripale duke qenë gati ndaj një kundërshtari që duhet vlerësuar.

“Nesër duhet fitore? Normalisht që jo vetëm ne, gjithë qyteti gjithë Shkodra kërkon fitoren për të arritur te objektivi dhe besoj se do ja dalim që të fitojmë nesër.

Apolonia një kundërshtar i lehtë? Nuk mund të them se është kundërshtar I lehtë, pasi duhet një vlerësim maksimal për këdo skuadër. Ndaj secilit kundërshtar ne japim maksimumin dhe duhet të marrim pikët e plota.

Gjendja e skuadrës pas 3 ndeshjeve “jo” – Humbja me Laçin nuk ishte një rezultat që e prisnim, por ne kemi treguar që dimë të ringrihemi dhe do tentojmë ta kalojmë nesër me fitore.

Keni kaluar një dëmtim, si është gjendja? Nuk mund ta quaj dëmtim, sepse nuk ishte fizik. Kam kaluar një gjendje gripale dhe tani jam shumë mirë dhe kërkoj të bëj maksimumin”, tha Arsid Kruja./newsport/

VD