“Djelmnia shkodrane” eshte prej gati 8 vitesh tashme nje realitet ne futbollin e moshave ne Shkoder. Nje Akademie e cila nga viti ne vit sjell risi dhe qe po tashme ka nisur te furnizoje edhe ekipe te ndryshme me lojtaret e saj. Nga rradhet e “Djelmnise” ka dale edhe Gabriel Kulla, nje lojtar qe po shkelqen tek skuadra italiane Sassuolo ne Seria A dhe kombetaren U17. Po ashtu edhe lojtare te tjere qe sot po luajne me sukses tek Akademia Vllaznia apo dhe ne ekipe te tjera te Rajonit tone.

Astrit Prençi, ish- futbollisti i njohur i Vllaznise prej dy vitesh eshte bere pjese e stafit te trajnereve te kesaj Akademie dhe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” shpreh konsiderata te larta per menyren si punohet, per kushtet e stervitjes dhe gjera te tjera qe kane te bejne me funksionimin e punes tek “Djelmnia shkodrane”, te cilen madje nuk heziton ta konsiderojne nje nga Akademite ku punohet me mire ne Shkoder.

“Persa i perket kushteve te stervitjes, mobilizimit te femijeve, perkushtimit te prinderve, te drejtuesve te Akademise, e them pa modesti, por ndoshta mund te jemi nder Akademite me te mira ne Shkoder. E them kete duke pase parasysh edhe kushtet, nivelin e trajnereve etj.

Aktualisht kemi rreth 130 femije te rregjistruar dhe ky eshte nje numer i konsiderueshem per kete shpopullim qe ka patur Shkodra vitet e fundit. Privilegji jone eshte se furgonat per levizjen e futbollisteve jane falas, fusha eshte falas dhe femijet paguajne per te gjithe keto sherbime, mendoj une nje pagese modeste prej 40 mije lekesh te vjetra ne muaj”- eshte shprehur Prençi.

Te plote prononcimin e trajnerit te Akademise “Djelmnia Shkodrane” Astrit Prençi” mund ta ndiqni na kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: