Vete ka luajtur ne qender te mbrojtjes dhe me kemben e majte. Prej shume vitesh ndoshta nuk ka dale ende nje lojtar me tipare te tilla si ai. E kemi fjalen per ish- kapitenin e Vllaznise Astrit Prençi. Tashme ne rolin e trajnerit duket se e ka gjetur “pasardhesin” e tij. Behet fjale per nje 12 vjeçar.

Ai eshte Jurind Matoja. Luan si trajneri i tij ne qender te mbrojtjes dhe po ashtu me kemben e majte. Kuptohet qe eshte ne hapat e pare te karrieres dhe ka ende shume per te mesuar. Mbi te gjitha per t’i marre ‘profe’ Prençit grinten qe e karakterizonte gjithmone gjate karrieres se tij.

Matojen e ka ne stervitje tek ekipi U13 i “Djelmnia shkodrane”, por Prençi shpeshhere zhvillon edhe stervitje individuale me Jurin- siç ka deshire ta therrase dhe ta ndihmoje per t’u permiresuar dhe per t’u rritur nga ana profesionale. Duke folur ne lidhje me kete lojtar, ai per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej:

“Me Jurin ka mbi 2 muaj qe punoj edhe ne menyre individuale dhe kam pare tek ai nje pasion te jashtezakonshem. Mendoj se do te jete nje nder sportistet qe do te kete nje te ardhme te mire, po e pati kete deshire dhe kete pasion per sportin. Kuptohet qe duke patur edhe pak me shume simpati per ata futbolliste qe luajne me kemben e majte siç kam luajtur une, po punoj me te sepse besoj se mund te behet nje futbollist i mire. Mund te luaje edhe ne qender te mbrojtjes, por edhe ne krahun e majte, por e rendesishme eshte qe te vazhdoj me te njejtin perkushtim edhe ne te ardhmen”.

Nderkohe vete futbollisti ne nje prononcimin e tij te shkurter per gazeten shprehet: “Jam i kenaqur qe stervitem me profesor Prençin per te cilin kam degjuar se ka qene nje futbollist shume i mire. Dua t’i ngjasoj atij meqenese edhe une luaj ne mbrojtje dhe me kemben e majte. Kam mbeshtetjen edhe te familjes dhe endrra ime eshte te behem nje futbollist i mire”.

Por me shume ne lidhje me kete futbollist, mund te ndiqni nje video ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: