Nuk ka rëndësi pozicioni i tabelës, nuk ka rëndësi nëse po lufton për titull apo për mbijetesë, derbi është krenari! Nga çmenduria në Argjentinë në Superclasico, te “rizgjimi” i tifozerisë në Shqipëri, kapërcejmë 995 kilometra më larg, në Stamboll, aty ku përjetimi i tifozerisë kalon në një tjetër nivel. Kampionati turk do të shijojë të dielën, derbin ndërmjet Besiktas-it dhe Galatasaray-t.

Këtë sezon asnjë nga ekipet nuk po shkëlqen, pasi ekipi i Galltës ndodhet në vendin e 3, 6 pikë i shkëputur nga vendi i parë, por tifozët mund të ngushëllohen me faktin, se rivalët e tyre të urryer të Besiktas-it ndodhen 3 pozicione më poshtë dhe 3 pikë larg. Te tifozët e Besiktasit shihet si një mundësi ideale hakmarrjeje dhe rokade të pozicioneve në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën, Galatasary zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Besiktasin. Një pjesë e qytetit ishte e paralizuar, futbollistët janë “motivuar” deri në palcë, pasi 40 mijë persona ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore.

Flakadanë dhe stadiumi zjarr. Fytyrat e lojtarëve të habitur dhe duket se gjithçka është bërë gati për “luftë”. A, desh harruam, Besiktas-Galatasaray është dhe një nga derbit më të dhunshëm të botës!/telesport/