Vllaznia dhe tifozët shkodranë në “qiellin e shtatë”. Kuqeblutë e kanë nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa mposhtI Teutën e vendit të dytë me rezultatin 1-0, duke thelluar diferencën e pikëve në +9.

Një moment tepër special u regjistrua pas triumfit të sotëm kur nje grup tifozesh te Vllaznise kane qene duke pritur tek dyert e stadiumit per te takuar heronjte e tyre.

Momenti me interesant ka qene kur trajneri Brdariç, improvizoi një “Ole” në hyrje të stadiumit, me tifozët kuqeblu.

Më pas ai i ka përshëndetur duke pozuar thuajse me të gjithë. Një atmosferë elektrizuese që do e kishin zili të gjitha klubet shqiptare.