Vllaznia ndodhet në Zllatibor, vend në të cilin po kryen fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve të Conference League.

Skuadra shkodrane, e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, po merr ngarkesën e duhur. Pas miqësores së djeshme kundër Sutjeskës, përfunduar me shifrat 1-1, lojtarët kanë zbritur sërish në fushë.

Stërvitja po zhvillohet intensive me dy seanca në ditë. Nga ana tjetër, drejtuesit po punojnë për të përforcuar ekipin me elementë cilësorë.

Vllaznia ka zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore ne Zllatibor, nderkohe qe pjesen tjeter e ka mbushur me seanca stervitore, ku futbollistet kane marre ngarkesat e duhura fizike.