Një autogol tejet qesharak u regjistrua në ndeshjen e Ligës së Dytë angleze mes Grimsby dhe Colchester. Portieri i Colchester, Goodman ishte autori i gafës teksa në përpjekje për të kontrolluar një top të fortë të kthyer në drejtim të tijin nga një prej shokëve të skuadrës, përfundoi së bashku me të në rrjetë.

Portieri e goditi topin me kokë, por nuk llogariti mirë trajektoren me topin që përfundoi në rrjetë pavarësisht përpjekjeve të tij për të shmangur autogolin.

Për fat të mirë, skuadra e Goodman, Colchester e fitoi ndeshjen 2-3 pavarësisht autogolit. Megjithatë, video e portierit është shpërndarë kudo në rrjet dhe po bën xhiron e botës duke u konsideruar si autogoli më qesharak i vitit.