Kane luajtur bashke futboll ne gjysmen e dyte te viteve ’80, jane ndare pas viteve ’90 per disa kohe, por pas rikthimit te Zmijanit serish ne Shqiperi, kalojne shume kohe bashke sepse jane shoke dhe miq te mire me njeri- tjetrin.

E kemi fjalen per Avenir Danin, ish- portierin e njohur te Vllaznise dhe kombetares shqiptare qe padyshim eshte ndjere i lumtur gjate ceremonise se zhvilluar per 60 vjetorin e mikut te tij Hysen Zmijani.

“Kam pasur fatin të luaj me Hysen Zmijanit. Ai është një ndër sportistët më të mirë, por edhe një njeri shumë i rrallë, një njeri me merita të mëdha.

Hysen Zmijani ka shumë gjëra të veçanta, si në Shqipëri edhe jashtë. Një ndër momentet më të bukura është ai gol ndaj Gjermanisë në TIranë”- eshte shprehur Avenir Dani diten e djeshme ne prononcimin e dhene per gazeten “Shkodra Sport”.