Erdhi me shume buje ne janarin e ketij viti te Vllaznia dhe ne muajt e pare, pavaresisht perpjekjeve te tij, nuk ia doli te ishte ai qe te gjithe prisnin. E kemi fjalen per Bekim Balajn. Por ky gjashtemujori i dyte i ketij viti eshte krejt ndryshe per te.

Ambjentimi me i mire, por edhe disa faktore te tjere, kane bere qe sulmuesi i njohur te arrije t’i tregoje vlerat e tij dhe si rrjedhoje ne gjysmen e pare te kampionatit, ai eshte golashenuesi me i mire i tij.

Balaj ka qene i ftuar i rradhes ne Podcastin e “Shkodra Sport” ku ka rrefyer shume gjera nga karriera e tij, qe nga hapat e pare dhe deri me sot. Ka folur edhe per te ardhmen, kombetaren dhe shume gjera te tjera.

“Une dua te luaj per Vllaznine derisa te jem i afte per te dhene me te miren per te. Numrat dhe shifrat ne kontrate jane thjesht numra sepse maredhenia ime me presidentin Xhaferi dhe me Vllaznine e tille eshte. Ne momentin kur nuk do jem ne gjendjen e duhur, sigurisht qe do te marre vendimin per t’u terhequr dhe jo per t’i lene njerezit te perdorin ate shprehjen e zakonshme ne Shkoder, “ky ka mbaruar”.

Energjine me te madhe e marrim nga tifozet. Ne u jemi borxhlinj atyre, sidomos grupimit “Vllaznit Ultras” qe na kane qendruar prane ne çdo moment. Kemi shume pune per te ba dhe per t’i rikthyer tifozet serish ne stadium dhe “Loro Boriçin” mos ta shohim keshtu te braktisur edhe ne vitin 2024″- eshte shprehur Balaj.

Per keto dhe te tjera gjera shume interesante nga karriera e kapitenit aktual te Vllaznise, ju ftojme te na ndiqni ne kanalin e gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: