Ka shenuar me koke, nje nga pikat e tij me te forta, golin e trete te Vllaznise, ate qe ka vulosur fitoren ndaj Dinamos dhe padyshim qe Bekim Balaj eshte ndjere mire per kete gje. Mbi te gjitha se skuadra mori nje fitore me vlere ne kete perballje.

“Me vjen mire per golin e shenuar, por me shume per lojen dhe paraqitjen dinjitoze qe beme sot. Shenoi edhe Gruda, shenoi Çoba, patem raste por me duket se ai gol qe pesuam shpejt na dha energji me teper dhe arritem ta kthejme qe ne pjesen e pare rezultatin.

E rendesishme eshte fitorja, por me e rendesishme eshte ecuria keshtu qe shohim perpara per ndeshjen e rradhes. Mendoj se sot reflektuam pas asaj ndeshjes me Egnatian. Ky ekip i ka mundesite per te bere mire dhe kete e treguam edhe sot ndaj Dinamos.

9 gola? Shpresoj te kapim ritmin e duhur me rezultate dhe pastaj te mendoj pse jo edhe per “Kepucen e Arte”, por mbi te gjitha e rendesishme eshte qe golat e mi te jene ne sherbim te skuadres”- eshte shprehur kapiteni Balaj.

Te plote prononcimin e numrit 9 te Vllaznise mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ne linkun e meposhtem: