Pas 7 humbjesh rradhazi, vjen dhe pika e pare per Murlanin. E ka marre pasditen e djeshme ne “derbin” ndaj Basanias, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0. Nje pike qe gjithsesi e le kete skuader ne vendin e fundit te renditjes serish.

Megjithate trajneri Vahedin Pepaj kerkon te mbaje lart moralin e skuadres dhe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” shprehet se shpreson qe gjerat te vijne duke u permiresuar pas janarit dhe Murlani do te arrije te mbijetoje ne kategorine e dyte.

“Të them të drejtën, meqënese ishte si një derbi, djemte e kishin marrë me shumë seriozitet këtë ndeshje. Dhanë maksimumin. I falenderoj të gjithë. Dhanën më të mirën e mundshme, besoj e merituam një pikë sot. Nuk mund të them se pres më shumë nga skuadra, duke ditur edhe numrin e largimeve që kemi pasur dhe vështirësive që kemi pasur.

Edhe një herë i falenderoj shumë për shpirtin e garës. Këtë kampionat e shoh shumë të vështirë. Të shpresojmë ta mbyllim këtë fazë të parë me sukses, të marrim edhe ndonjë pikë të mundshme, pastaj do të ulemi të bisedojmë për të ardhmen. Besoj se mund të mbijetojmë. Grupin e kemi, duke shpresuar edhe në disa afrime të mundshme besoj se do të arrijmë të mbijetojmë”- eshte shprehur Pepaj.

Te plote prononcimin e trajnerit te Murlanit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: