Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Bardh Jera ka qene i pranishem ne ceremonine e dorezimit te kupes per ekipin kampion te Shqiperise ne futboll per femra, ate te Vllaznise, ne rolin e te deleguarit te Federates Shqiptare te Futbollit.

Anetari i Komitetit Ekzekutiv te ketij institucioni i ka dorezuar kupen kapitenes Esmeralda Franja dhe me pas ka dhene edhe nje prononcim per mediat duke u shprehur se shpresonte qe rrugen e ekipit te femrave ta ndjeke edhe ai i meshkujve vitin e ardhshem.

“Është një kënaqësi mjaft e madhe. Tashmë jam mësuar duke dhënë kupa për ekipin e Vllaznisë, duke qënë se është titulli i dhjetë rradhazi, gjë që i mundëson kësaj skuadre të mbajë një yll në fanellë.

Ekipi i Vllaznisë së femrave bëri një gjë të madhe, gjë të cilën kemi 22 vitë që e presim nga ekipi i meshkujve dhe shpresoj shumë që ta arrijnë vitin e ardhshëm. Ndihem krenar për këtë grup vajzash të talentuara. Normalisht që qershia mbi tortë është pjesëmarrja në grupe të Champions League”./SHKODRA-SPORT.COM/