Basania FC ka festuar mbreme 4 vjetorin e krijimit te saj. Nje pervjetor qe vjen ne momentin me te mire, teksa ekipi i te rriturve u shpall kampion i kategorise se trete duke siguruar njekohesisht edhe ngjitjen ne te dyten.

Ky 4 vjetor eshte festuar permes nje darke festive te shtruar nga presidenti Ermir Shimaj, ku kane marre pjese sportiste, trajnere, drejtues te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder, por edhe shume te ftuar te tjere.

Numri 1 i ketij klubi ne fjalen e tij u shpreh se “Basania po e thote fjalen e vet ashtu si duhet, por projekti vetem sa ka nisur sepse planet jane per te shkuar sa me larg, me te tjera suksese dhe arritje”.

Por nga ana tjeter, ajo qe ra ne sy edhe ne kete pervjetor ishte mungesa serish e drejtuesve te pushtetit lokal te Bashkise Vau Dejes, te cilet duket se e kane harruar qe ne territorin e tyre ka edhe nje klub futbolli si Basania e cila ne keto 4 vite te ekzistences, ka njohur jo pak arritje, megjithate dora e ketij institucioni eshte ndier fare pak si mbeshtetje per te./www.shkodrasport.com/