Pas asaj me Kinostudion ne mesjave, Basania ka fituar edhe sot ndaj Permetit dhe pas dy javesh kampionat udheheq renditjen e grupit A te kategorise se trete me pike te plota 6.
E sotmja ka qene dite feste ne Bushat sepse ishte e para ndeshje e ekipit te te rriturve te Basania qe luhej ne shtepi dhe si rrjedhoje ishin marre te gjitha masat nga ana e presidentit Shimaj qe ambjenti te ishte vertete i tille.
Sa i takon ndeshjes, duhet thene se eshte zhvilluar nje 90 minutesh me rivalitet, ku futbollistet vendas ndoshta nuk u shprehen si duhet ne fushen e lojes edhe nga emocionet e luajtjes para tifozeve te tyre, megjithate ne minuten e 44-te do te kalonin ne avantazh me ane te sulmuesit Albert Mila.
Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte rradha e futbollistit Egzon Shimaj per te dyfishuar shifrat por Permeti me ane te Merkos ne minuten e 68-te ka ngushtuar shifrat duke bere qe deri ne vershellimin perfundimtar te arbitrit te kete ankth per rezultatin e ndeshjes.
Rastet nuk kane munguar per te dy ekipet, por nuk do te kishte me gola te tjere dhe gjithçka ne kete takim do te mbyllej me fitoren 2-1 te Basanias qe ngjitet ne kete menyre ne kuoten e 6 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/