Basania vazhdon te tregoje se ka bere mire deri tani ne fazen pergatitore dhe si rrjedhoje ka arritur t’i sfidoje te gjithe kundershtaret e kategorise se dyte me te cilet eshte ndeshur ne miqesoret e kohet te fundit. Keshtu, pas fitoreve 3-0 ndaj Terbunit dhe 2-1 ndaj Ilirise, skuadra e drejtuar nga Haris Lika dje ka fituar edhe ndaj Veleçikut.

Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive te vellezerve Duli ne Koplik dhe eshte mbyllur me fitoren e Basanias me rezultatin 5-3. Ne fakt kane qene vendasit te cilet kane shenuar te paret me ane te Pjetraçaj, por me pas ka barazuar me 11-metersh Hasaj per miqte. Keta te fundit do te shenonin edhe dy gola te tjere ne pjesen e pare, fillimisht me ane te Charls e me pas me nje supergol te Tafilit.

Pjesa e pare u mbyll 3-1 per Basanian qe ne pjesen e dyte shenoi edhe dy gola te tjere me ane te Daise dhe Shimajt duke e çuar ne 5-1 rezultatin. Me pas per Veleçikun do te shenonte dy gola Elvis Rustemaj dhe kesisoj i gjithe takimi u mbyll me rezultatin e pergjithshem 5-3./www.shkodrasport.com/


VELEÇIKU- BASANIA 3-5

Shënues: Pjetraçaj, Elv. Rustemaj 2/ Hasaj, Charls, Tafili, Daija, Shimaj

Veleçiku: Nika, Rustemaj, Banushaj, Am. Kaçaj, Alf. Kaçaj, Broja, D. Rustemaj, Ivziku, Pjetraçaj, Shekaj dhe Rragami. Trajner Besnik Duli.

Basania: Marku, Moustapha, Oumar, Hoxhaj, Shema, Shimaj, Tafili, Daija, Oumar, Hasaj, Souleiman. Trajner Haris Lika

Arbitra: Ditmar Jubica, Abdulla Ymeri, Gjokë Lera