Basania merr fitoren e dyte ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj ekipit “Albanet” ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit dhe ne kete menyre ajo tashme eshte ngjitur ne kuoten e 8 pikeve dhe duke u pozicionuar ne mesin e tabeles se renditjes.

Takimi ne fakt nuk ka nisur mire per vendasit sepse kane qene “Albanet” qe kane shenuar te paret ne minuten e 12-te me ane te futbollistit Alushi. Por reagimi i Basanias ka qene i menjehershem dhe Rigers Xhahysa pas nje gjuajtje me koke brenda zones e ka derguar topin ne rrjete duke i barazuar shifrat ne minuten e 19-te.

Nderkohe 10 minuta para fundit te pjeses se pare, me nje aksion model vendasit do te shenonin edhe golin e dyte. Krosi i kapitenit Tafilit nga e majta eshte kurorezuar me sukses nga Brilant Hasaj qe brenda zones ka gjuajtur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej 2-1 per Basanian. Ajo ka patur mundesi te shenonte edhe te tretin ne fillimin e pjeses se dyte por lojtaret e saj neglizhojne para portes. Nderkohe miqte i afrohen golit te barazimit dhe ne nje moment arrijne te godasin e shtyllen e portes se mbrojtur nga Fatjon Marku.

Nderkohe 12 minuta para fundit, per nje prekje te topit me dore brenda zones arbitri do te akordonte 11-metersh dhe nga pika e bardhe kapiteni Alsid Tafili do te tregohej shume i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Ne minuten e pare te shteses sakaq, Albanet do te shenonin edhe golin e dyte me Methoxhen, por nuk ka patur kohe per me shume.

Perfundimisht 3-2 per Basanian qe merr fitoren e dyte ne kete kampionat duke treguar edhe njehere tjeter se ne shtepi eshte nje skuader shume e forte, nderkohe qe duhet te rregulloje shume gjera per sfidat ne tranferte./www.shkodrasport.com/