Federbet, kombania që monitoron luhatjet e çuditshme të koeficienteve, ka ngritur dyshimet për një tjetër skandal trukimi në futboll.

Bëhet fjalë për miqësoren e ditës së djeshme mes Gjeorgjisë dhe Lituanisë që përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të vendasve.

Federbet ka hedhur dritë duke ngritur dyshimet e para që ky takim ishte e trukuar.

“Një tjetër veprimtari e cuditshme gjatë pushimit ndërkombëtar në futboll.

Ndeshja miqësore mes Gjeorgjisë dhe Lituanisë u pasua nga shumë baste të çuditshme mbi fitoren e Gjeorgjisë dhe lart me gola.

Gjeorgjia shënoi 4 gola gjatë pjesës së parë”, shkruan Federbet.

https://www.youtube.com/watch?v=8A9BGmj8Lc0