Tottenham është fitues i “Audi Cup” për vitin 2019. Skuadra angleze ka mundur Bayern Munchen pas ekzekutimit të penalltive në “Allianz Arena”, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.
Tottenham krijoi epërsi të dyfishtë kur Erik Lamela shënoi në minutën e 19-të dhe Christian Eriksen në minutën e 59-të.
Vazhdimi i ndeshjes i takoi Bayernit, që fillimisht me Jann Fiette Arp, në minutën e 61-të, ngushtoi epërsinë në 2-1.
Rezultatin në 2-2 e barazoi Alphonso Davies, në minutën e 81-të.
Pas ekzekutimit të penalltive, më i saktë u tregua Tottenham, duke fituar 6-5.
Penalltinë vendimtare për Bayernin e humbi Jerome Boateng.