Trajneri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj Damian Bekteshi nuk ka mbetur krejt i kenaqur nga loja e ekipit te tij ne ndeshjen e pare te play-off ndaj Kamzes, pavaresisht fitores se arritur. Ne fjalen e tij per mediat, ai ia ka dedikuar suksesin tifozeve kuqeblu per mbeshtetjen qe i dhane ekipit ne momentet me decisive te ndeshjes.
“Gjithmone kur fiton je i lumtur dhe per me teper ne nje ndeshje te tille, por ajo per te cilen une dua te ndalem eshte mbeshtetja fantastike e publikut. Nuk e prisja te ishte ne kete menyre, sidomos ne momentet kritike kur ishim ata na mbeshteten dhe prandaj dua t’i falenderoj perzemersisht sepse pa ndihmen e tifozeve me siguri nuk do ta kishim fituar kete ndeshje.
Sa i takon ndeshjes, mund te them se mund te kete qene me e keqja per ne sa i takon gjuajtjeve nga jashte zone, nderkohe qe kundershtari e kishte diten e tij me te mire ne kete aspekt, gje qe nuk e kane zakonisht, por ky eshte basketbolli. Mbi te gjitha e rendesishme ishte fitorja.
Tani duhet te analizojme gabimet e bera ne kete ndeshje dhe te mendojme per takimin e dyte ne Kamez dhe me ndihmen e Zotit te shpresojme ta mbyllim me rezultat 2-0 kete tur dhe te kualifikohemi per ne gjysmefinale te kampionatit”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit te basketbollit te meshkujve te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: