Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me fitore kampionatin duke fituar me rezultatin e thelle 98-47 ndaj Skenderbeut ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nje fitore me 51 pike diference te krijon pershtypjen e nje super-ekipi, por ne fakt duhet pranuar se kundershtari ishte i nje niveli shume te dobet.
Pikerisht per kete arsye, vete trajneri Damian Bekteshi pas ndeshjes ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” e ka pranuar se skuadra nuk eshte ende aty ku duhet dhe prandaj do te vazhdoje puna per t’u rritur edhe me shume.
“Ishte nje fitore e lehte ashtu siç u pa sepse Skenderbeu eshte nje ekip me lojtare te rinj. Kampionati yne i vertete ne fakt fillon javen e ardhshme kur perballe do te kemi Tiranen, por gjithsesi dua t’i pergezoj djemte per motivimin qe paten.
Na del per detyre qe te rregullojne disa gjera qe nuk shkuan ne kete ndeshje, ne menyre qe te mos i perserisim ndaj Tiranes ku shpresojme te jemi nje hap me lart ne paraqitjen tone. Sa i takon basketbollistit amerikan te ardhur se fundi, mund te them se beri nje paraqitje deri diku te mire.
Megjithate ka edhe ai ato gabimet e tij dhe duhet te hyje ne loje me ekipin ashtu si duhet por ka vetem 10 dite qe eshte bashke me ekipin, por e perseris shpresoj qe si ai ashtu edhe lojtaret e tjere te jene nje hap me perpara ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Tiranes”./SHKODRA-SPORT.COM/