Bernada Rreshpja ka qene nje nga “10 personazhet me te mira te vitit 2023” zgjedhur nga gazeta “Shkodra Sport”. Basketbollistja e Vllaznise po spikat duke qene pikeshenuesja me e mire e kampionatit, ndonese rivaliteti per kete trofe individual ka qene i madh.
Ne adrese te saj edhe aktualisht ka oferta shume te mira financiare, por ajo duket se ka vendosur te qendroje te Vllaznia, skuadra e saj e zemres me te cilen deshiron qe nje dite te shpallet kampione. Nje gje te tille ajo e ka rrefyer ne podcastin e rradhes te “Shkodra Sport”.
“Vllaznia për mua është një shtëpi e dytë. Jam rritur duke qënë pjesë e ekipit të Vllaznisë. Ky emër ka një vend shumë të veçantë në zemrën time dhe është shumë e vështirë që ta heqësh nga aty.
Kam patur dhe kam serish oferta nga ekipet e tjera, por une luaj me kenaqesi per Vllaznine dhe Shkodren. Mua me mban ketu ajo shpresa e ndryshimit te situates te Vllaznia dhe pse jo te jemi nje dite kampione.
Vertete une jam pikeshenuesja me e mire e kampionatit dhe ky eshte si nje titull personal, por te them te drejten se nuk e quaj veten kampione. Do te deshiroje shume qe ekipi i Vllaznise nje dite te shpallej kampion dhe ajo do te ishte dita ime me e lumtur”- eshte shprehur Rreshpja.
Te plote prononcimin e basketbollistes se Vllaznise mund ta ndiqni ne podcastin e rradhes te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne linkun e meposhtem: