Humbja e nje jave me pare ne Puke ndaj Terbunit kishte lene pasoja te medha tek skuadra e Veleçikut sepse ishin dy lojtare te ndeshkuar me kartona te kuq. Duke i shtuar atyre edhe te tjere per arsye demtimesh, problemet ishin te medha per trajnerin e koplikasve Besnik Duli.
Pikerisht per kete arsye, ai eshte shprehur deri diku i kenaqur me barazimin 0-0 ne ndeshjen e djeshme ndaj ekipit te Basanias ndonese luanin ne fushen e tyre. Keshtu eshte shprehur numri 1 i pankines se Veleçikut kur ka deklaruar:
“Une pergezoj futbollistet per impenjimin dhe karakterin qe treguan pergjate 90 minutave duke ditur formacionin qe kisha sot te rreshtuar ne fushen e lojes. Ata iu pergjigjen denjesisht ekipit te Basanias qe ka nje kontigjent per t’u admiruar. Ka lojtare te spikatur ne kampionatin e kategorise Superiore dhe ne te paren.
Prandaj edhe njehere dua te falenderoj te gjithe stafin dhe lojtaret per kete ndeshje qe zhvilluan duke marre nje pike te vlefshme, por ndoshta me pak kujdes edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Futbolli i njeh keto gjera, ashtu siç edhe Basania mund te na kishte demtuar. Dua te them se sot me shume u mbrojtem dhe kjo ishte ajo strategjia qe ndoqem dhe na rezultoi e suksesshme”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Veleçikut Besnik Duli mund ta ndiqni ne kanalin tone zyrtar ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: