Goli i Gabriel Jesus në minutën e 38 të ndeshjes i ka dhënë fitoren Brazilit në Berlin dhe ka ndërprerë ecurinë pozitive të skuadrës së Joakim Low, e cila kishte 22 ndeshje pa humbje.
Ky rekord i kombëtares gjermane është ndërprerë mbrëmjen e sotme, pasi eksperimentimi i Low me formacionin nuk ka qenë dhe aq i suksesshëm.
Kjo mund të quhet dhe një hakmarrje e vogël e Brazilit, të cilit i lë ende shije të hidhur humbja 7-1 në vitin 2014 në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit.
Loja ishte në nivele të menaxhueshme për të dyja skuadrat në fushë. Por, brazilianët me kalimin e minutave u përpoqën që të kalojnë shpejtë në avantazh duke shfrytëzuar problemet e Gjermanisë.
Megjithatë, mbrojtja e “Pancerave” krijon volum loje dhe shpeshherë kundërsulme, por nuk arritën që të shënojnë.
Por, në fund nuk ka funksionuar loja e të besuarve të Joakim Low. Në minutën e 38 një gjuajtje e fortë me kokë e Gabriel Jesus përfundon në duart e portiert Trapp, por ky i fundit nuk e pret siç duhet dhe sfera përfundon në rrjetë, 0-1.
Gjermania shtanget nga Seleçao në 45 minutat e para.
Nisja e pjesës së dytë sjell një dialog i gjatë mes mbrojtjes së Gjermanisë dhe sulmit të Brazilit.
Raste të njëpasnjëshme për shënim që krijojnë të besuarit e Tite, por që shifrat nuk ndryshojnë.
Shpeshherë Pancerat organizohen mirë dhe mundohen të shfrytëzojnë rastet e krijuara, por goli i barazimit nuk vjen.
Deri në fund është e njëjta panoramë, kështu Brazili siguron fitoren pas atij turpërimi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2014 kur u mund në shtëpi 7-1. /EDS/