Dy boksierët shkodranë Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi i kane dhene dorën e fundit përgatitjeve përpara nisjes për në Botërorin e Uzbekistanit, nisje qe do te behet diten e neserme. Ata do te jene pjese e kombetares shqiptare te perbere nga 6 boksiere te cilet do te marrin pjese ne kete eveniment te rendesishem.

Pas një përgatitje disa mujore, dy boksierët shkodranë Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi do të nisen ditën e nesërme drejt Uzbekistanit, aty ku do të zhvillojnë ndeshjet e kampionatit botëror të boksit. Kjo dyshe nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Lazarin Vila, kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore ditën e sotme përpara nisjes për në Botërorin e Uzbekistanit.

Në komunikimet me dy boksierët Hysa dhe Kajoshi, ata u shprehën shumë optimistë për një prezantim sa më cilësor, me objektiv fitimin e medaljeve.

Kështu, dy boksierët shkodranë Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve, teksa ditën e nesërme do të nisen drejt Uzbekistanit, për të zhvilluar ndeshjet e para në këtë vend për kampionatin botëror.
Maringlen ZHIVANI