Lajme të mira për boksin shqiptar. Sportisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Flavio Meta ka arritur të marrë fitoren e parë në Kampionatin Europian të 22 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Me këtë fitore ai është futur në 8-shen e më të mirëve të peshës ’75 kg duke iu afruar kësisoj zonës së medaljeve.
Mbrëmjen e sotme Meta është ndeshur me boksierin rumun Aleksandru Marian Beleu. Pas tre raundesh shumë të bukura, shoqëruar me një luftë të fortë sportive, në fund gjyqtaria ka shpallur fitues boksierin tonë.
Një fitore shumë e rëndësishme për shqiptarin e lindur në Itali dhe që jeton në Zvicër, por që e përfaqëson me shumë dëshirë Shqipërinë. Ai tashmë është kualifikuar për në çerekfinalet e peshës së tij dhe pas dy ditësh do të ketë ndeshjen e rradhës dhe në rast fitoreje, Flavio Meta hyn në zonën e medaljeve.
Më 16 nëntor ai do të ketë përballë serbin Almir Memic dhe sigurisht qe objektivi i tij do te jete fitorja, per te siguruar ne kete menyre medaljen e bronzte, ndonese objektivi i tij eshte per te shkuar me lart.
Por kete dite ne ring do te ngjitet edhe boksieri tjeter i kombetares tone Geljan Rajku i cili do te ndeshet me rusin Ramazan Dadev dhe kuptohet qe do te synoje fort fitoren dhe kalimin ne turin tjeter te ketij Europiani./SHKODRA-SPORT.COM/