Vllaznia U21 ka marre nje fitore te rendesishme diten e djeshme duke fituar me permbysje 4-2 ndaj Apolonise. Kjo e fundit kryesonte ne fund te pjeses se pare 2-0, por ne te dyten gjerat ndryshuan dhe shkodranet shenuan 4 gola njeri pas tjetrit.
Ka spikatur mbi te gjitha sulmuesi brazilian Bruno Gomes i cili arriti te shenonte tre gola duke kontribuar ne kete menyre ne fitoren e ekipit kuqeblu. Ne fakt duket disi paradoksale qe ky lojtar i cili ka ardhur te ndihmoje ekipin e pare te Vllaznise, po ben mire me ate U21 ku deri tani ka shenuar 5 gola ndonese ka luajtur pak ndeshje me te.
Diçka jo normale, por kjo e ka nje shkak te cilin e shpjegon trajneri i ekipit Vllaznia U21 Ergi Borshi i cili duke folur ne lidhje me kete lojtar eshte shprehur ne kete menyre:
“Cilesite e Brunos nuk mund t’i mohojme, por fati i tij i keq eshte qe ka koleg te Vllaznia sulmuesin me te mire ne Shqiperi- Bekim Balajn. Kjo eshte gjeja qe e penalizon ate, por Bruno eshte nje profesionist i vertete. Sa here qe vjen per te luajtur tek ekipi jone shfaq vlerat e tij dhe i ve ne sherbim te skuadres cilesite qe ai ka”./SHKODRASPORT.COM/