Vllaznia nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 përballë Teutës. Pas ndeshjes foli trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç. Tekniku i kuqebluve deklaroi:

“Ishte një ndeshje mjaft e luftuar, nga të dyja krahët. Një Teutë shumë e tërhequr, e prisnim këtë, po prisnim për 1-2 mundësi gjatë ndeshjes. E dinim që nuk mund të marrësh më shumë. Ishte një ndeshje që provuam, ajo që bëmë nuk ishte mjaftueshëm. Kishim disa lojtarë që mungojnë, Bekimi, ndërruam Bajramin, edhe Mensah kishte problem. Disa probleme të vogla, që provuam t’i rregullojmë në lojë. Besoj se një penallti në të parën dhe në të dytën, duhet të merrnim dy penallti dhe të fitonim ndeshjen, por nuk e morëm këtë mundësi.

Në përgjithësi e dimë që mund të bëjmë më mirë se kjo. Nuk duhet të harrojmë që është kohë e vështirë, kemi sërish ndeshje të mërkurën dhe të dielën. Nuk janë mësuar për një nivel të tillë. Duhet të sakrifikojmë. Nuk mund të kemi 100% fuqi, të provojmë të rregullojmë.

Patëm disa ndërrime, erdhëm në këtë balancë që shikuat, 1-2 momente janë decisive për të fituar, Teuta kishte me kokë, Delaj mund ta zgjidhte ndryshe, prandaj duhet të luajë, prandaj e futëm në fushë për rezultat. E mori rastin në momentin e duhur, duhet ta pranojmë, të nxjerrim përfundime, nuk kemi kohë dhe Dinamo na pret të mërkurën.

Kemi bërë sezon të mirë, jemi ekipi që kemi shënuar më tepër gola. Si çdo ekip nuk mund të japësh rezultat në çdo ndeshje. Jemi ekip me këmbë në tokë, e dimë se kur të jemi të gjithë, jemi mjaft të fortë. Nuk kam frikë për këtë, kemi treguar në të kaluarën se pas disa momenteve të këqija, mund të kthehemi sa më të fortë. Nuk dua të ankohem. Sot detajet e vogla nuk ishin si donim dhe rezultati përfundoi 0-0”, u shpreh Brdariç për RTSH.